Udhetim Turistik ne Dubrovnik

6. KROACI/ Dubrovnik - Zgjedhja Jone

 

Rezervo Tani

Cmimi 170 Euro perfshin:

Në pagesë përfshihen:
1. Udhëtimi vajtje-ardhje dhe shëtitjet me autobuz.
2. Akomodim në hotel per 3 netë qëndrimi.
3. Mëngjeset dhe Darkat për të gjitha ditët e udhëtimit.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.

Në pagesë nuk janë përfshirë:
• Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
• Hyrjet në monumente dhe muzeume.

Dita e parë, 27 Nëntor 2008: Nisja në oren 06:00 nga Tirana me autobus. Pas kryerjes së veprimeve doganore kufitare në Muriqan, vazhdimi i udhëtimit gjatë rivieres së Malit të Zi. Ndalesë në Budva , dreke e lire. Vazhdimi i udhetimit per ne Hercegovine , ku me traget do të kalohet Gjiri i Kotorrit. Vazhdohet udhëtimi me autobus në territorin kroat për në qytetin e Dubrovnikut. Mbasdite e lirë. Darka në Hotel.

Dita e dytë, 28 Nëntor 2008: Mëngjesi në Hotel. Gjatë gjithë ditës të drejtuar nga shoqëruesit shqiptarë e kroatë do të vizitohet qyteti i vjetër i Dubrovnikut – Raguza e dikurshme me kalanë dhe monumentet historike të tij si: Farmacia  më e vjetër e Ballkanit, Kisha Franceskane, Pallati i Dukës, Kisha e Shën Blasius-it, Katedralja, Monumenti i Orlandos etj. Kohë e lirë për të bërë pazar ose pirë dicka në ndonjë bar në një nga rrugët më të populluara të Dubrovnikut Stradun. Mbasdite e lirë. Darka në Hotel
Mbas darkës, sipas dëshirës, vajtje e organizuar në një nga Pub-et më të mira të Dubrovnikut.

Dita e tretë, 29 Nëntor 2008: Mëngjesi në Hotel. Gjatë ditës vizitohet pjesa komerciale e qytetit ku ndodhet dhe porti kryesor i Dubrovnikut, si dhe disa markata tregtare ku do të keni mundesi për të bërë shopping. Pastaj nisja për në Konavski Dvori ku sipas dëshirës drekohet në një nga restorantet më të mira të Dubrovnikut. Pas drekës shëtitje në Cavtat – një qytezë turistike ku do të njiheni me historinë e tij antike dhe bukurinë natyrore që të ofron. Mbasdite e lire. Darka në Hotel.

Dita e katërt, 30 Nëntor 2008: Mëngjesi në Hotel. Rreth orës 08:00 nisja për në Shqipëri.

  

170 Euro pėr person nė dhomė dyshe. Udhėtim Turistik nė Dubrovnik

Eksploro

MĖ SHUMĖ OFERTA SPECIALE!