Nga Data: Deri datė: Dhomė

Adriatik - Plazh Durres

Durres

Durres

Hotel Adriatik - 5 yje, ndodhet në zonën e Plazhit Iliria të Durrësit, 1 km nga Mbikalimi (nyja Durrës-Port-Plazh), 40 km nga Tirana. Largësia nga Deti 0 m. Hotel Adriatik është një ndër Hotelet më të mira në Shqipëri. Me pamjen e mrekullueshme të detit, pishinës dhe kopshtit me palma, Adriatiku është vendi për këdo që kërkon komoditet, luks, pushime dhe veprimtari biznesi. Disponon në Total 69 Dhoma ndër të cilat : 24 Dhoma Dopio Standarte, 26 Dhoma Dopio Superiore, 13 Dhoma Ekzekutive dhe 6 Suita Rinore. Dhomat Standarte janë të pajisura :

  • -Ajër i Kondicionuar
  • -Minibar
  • -Telefon me Linjë Ndërkombëtare
  • -Kasafortë
  • -TV me Satelit
  • -Vaskë
  • -Tharëse Flokësh

Dhomat Ekzekutive janë të pajisura :

-Ajër i Kondicionuar
-Minibar
-Telefon me Linjë Ndërkombëtare
-Kasafortë
-TV me Satelit
-Vaskë me Hidromasazh
-Tharëse Flokësh
-Tarracë me Pamje nga Deti
Suitat janë të pajisura :
-Ajër i Kondicionuar
-Minibar
-Telefon me Linjë Ndëkombëtare
-Kasafortë
-TV me Satelit
-Vaskë
-Tharëse Flokësh
-Dhomë Ndënieje
-Ballkon
 

Brenda Kompleksit të Hotelit : Recepsion 24 orë, 5 Salla Konferencash dhe Banketesh, 2 Restorante (Bukuroshja e Durrësit dhe Tre Brezat), Bar në Pishinë, Bar në Plazh, Pishinë Verore, Sauna dhe Jacuzzi, Fitness, Fushë Tenisi, Plazh Privat, Beach Volley, Park Lojrash për Fëmijë, Bibliotekë, Parking pa Pagesë, Shërbim Interneti Falas në të gjitha hapësirat, Muzikë Live, Dyqan-Suvenir, Këmbim Valute. Tek Restorant "Bukuroshja e Durrësit" mjaft komod dhe elegant, i pozicionuar në breg të detit, ju do të shijoni bufe të ndryshme me gatime të freskta. Restorant "Tre Brezat" me një atmosferë të Stilit Italian, ku gërshetohet ambienti i një Xhelaterie me Restorantin me Kuzhinë Ndërkombëtare dhe Wine Bar-i me mbi 200 loje verërash. Në Pool-Bar, pozicionuar në mes të pishinës, mund të shijoni koktejle tropikale nën tingujt e muzikës verore. Tek 2 Beach Bar-et, pozicionuar në 2 skajet e Hotelit, shërbehen snekë të ndryshëm dhe pije të ftohta pergjatë gjithë orëve të nxehta të ditës. Në cmim janë përshirë : Taksat, Mëngjesi Bufe, Fitness, Parkingu.

Më Shume Detaje:

Adriatik - Plazh Durres

LISTA E ĒMIMEVE

Nga Data: Deri datė: Dhomė