Tur

Kroçiere në Romë, Catania, Korfuz, Kotorr

Ajaccio Korsikë, Romë, Napoli

Kroçierë në Mesdhe me vizita në Catania, Bari, Korfuz dhe Kotorr. Eksploroni destinacionet më të bukura mesdhetare.

Itinerari

Dita e Parë: Fluturimi Tiranë - Romë. Nisja nga Tirana në orën 08.10.00. Mbrritja në Romë në orën 09.35. Transferta për në Civitavechia. Imbarkimi në Kroçieren MSC Orchestra, Nisja në orën 18.00. Darka në Kroçiere. Dita e Dytë: Mëngjesi në Kroçiere. Mbërritja në Catania, në orën 13.00. Shëtitje opsionale në Catania. Drekë në Kroçiere. Nisja në orën 1900. Darka në Kroçiere. Dita e Tretë: Mëngjesi në Kroçiere. Mbërritja në Korfuz, në orën 13.30. Shëtitje opsionale në Korfuz. Drekë në Kroçiere. Nisja në orën 19.00. Darka në Kroçiere. Dita e Katërt: Mëngjesi në Kroçiere. Mbërritja në Kotorr në orën 08.00. Shëtitje opsionale në Kotorr. Drekë në Kroçiere. Nisja në orën 18.00. Darka në Kroçiere. Dita e Pestë: Mëngjesi në Kroçiere. Mbërritja në Bari në orën 07.00. Nisja me Autobus për  në në Polignano al Mare. Vizitë e shkurtër. Nisja për në Alberobello. Vizitë e Shtëpive Tradicionale Konike Trullo. Vazhdon udhëtimi për në Matera. Vizitë në Qytetin e Gurtë të Shpellave. Vizitohen: Sassi, Katedralja e Materas, Kishat Rupestriane. Vazhdon udhëtimi për në Bari. Vizitë e Monumenteve kryesore të Qytetit: Katedralja San Sabino, Basilica San Nicola, Kështjella Normanno Svevo, Piazza Mercantile. Transferta për në Aeroportin e Barit Fluturimi Bari - Tiranë. Nisja nga Bari në orën 22.55. Mbërritja në Tiranë në orën 23.50. Në pagesë përfshihen: 1. Udhëtimi vajtje-ardhje me Avion Tiranë - Romë dhe Bari - Tiranë 2. Transfertat me autobus. 3. Akomodim 3 net në Kroçieren MSC Orchestra. 5. Mëngjeset, Drekat dhe Darkat në Kroçiere. 6. Shoqërues Shqiptar gjatë udhëtimit dhe Ndalesave në Catania, Korfuz, Kotorr. 7. Shfaqje, Karaoke, Hyrja në Disko dhe aktivitete të ndryshme në Kroçiere. 8. Vizitë në: Bari, Polignano al Mare, Alberobello dhe Matera. 8. Taksat Portuale.

Në pagesë nuk janë përfshirë: 1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program. 2. Hyrjet në Monumentet dhe Muzeumet. 3. Ekskursionet Opsionale që ofron Kroçierja. 4. Bakshishi në Kroçiere dhe Bakshishe të ndryshme 5. Siguracioni Shëndetësor 4. Transfertat me autobus gjatë ndalesave, nga Porti në qytet atje ku është e nevojshme pas Zbritjes nga Kroçierja dhe Shëtitjet Opsionale në Vendet e Zbritjes. Kujdes: - Shoqëruesi ynë ofron asistencë gjatë udhëtimit në Kroçiere, shoqërimin në Monumente. - Në zbritje në Catania, Korfuz, Kotorr nuk do ketë Autobus, por do realizohen shëtitjet nga shoqëruesi ynë duke përdorur transportin publik. - Bakshishe në Kroçiere €10 për të Rritur dhe €5 për Fëmijë në natë. Bakshishet faturohen automatikisht dhe paguhen në Recepsion. Nëse keni një arsye të fortë mund ta kundërshtoni gjatë udhëtimit (jo në fund).