Itinerari
Dita e Parë: Nisja nga Tirana në oren 5.00 dhe udhëtimi me autobuz nëpërmjet Kapshticës për në Selanik. Pushime të shkurtra gjatë rrugës. Mbrritja në Selanik. Sistemimi në Hotel.
Dita e Dytë: Mengjesi në hotel. Paradite, Vizitë panoramike e Selanikut, vizitohen: Sheshi Aristotel, Kulla e Bardhë, zona Tsimiski dhe monumente të tjera historike të qytetit. Vazhdon udhëtimi për në Stamboll. Pushime të shkurtra gjatë rrugës. Mbrritja në Stamboll. Sistemimi në Hotel.
Dita e Tretë: Mëngjesi në Hotel. Paradite, vizitë panoramike me guidë në Monumentet Kryesore të qytetit, si: Xhamia Blu, Hipodromi, Dollmabahce, njohja me Bazilikën e famshme të Shën Sofisë. Nisja me Autobus për në Akuarium. Akuariumi i Stambollit është hapur në Prill 2011 dhe është një ndër më të mëdhenjtë në botë për nga vëllimi, shumëllojshmëria e specieve të ujit dhe aktiviteteve. Hyrja 30 Euro – Qëndrimi 2 orë. Pas vizitës, kthimi dhe Sistemimi në Hotel, Sistemimi në Hotel.
Opsionale: Darka Speciale e Vitit të Ri. Muzikë, gjallëri, kostume, e fishekzjarre të ndryshme do të qëndrojne me ju gjatë gjithë kësaj nate.
Dita e Katërt: Mëngjesi në Hotel. Udhëtim në Eminoy (stacioni i anijeve dhe jahteve për në Bosfor). Lundrim me anije për dy orë në Ngushticën e Bosforit në drejtim të Detit të Zi për të vizituar pjesën bregdetare të Stambollit, Evropën dhe Azinë, si dhe për të parë nga anija kalanë e vjetër, Rumelitisa. Pasdite, Nisja për në Sofje. Mbrritje në Sofje. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
Dita e Pestë: Mëngjesi në Hotel. Vizitë në Monumentet Kryesore te qytetit të Sofjes. Udhëtimi i kthimit me autobus për në Tiranë. Pushime të shkurtra gjatë rrugës. Mbrritja në Tiranë.
Në pagesën përfshihen: -Udhëtimi vajtje – ardhje me autobus, -Akomodimi në hotel me 3*, -Mëngjeset për të gjithë ditët e qëndrimit. -Shëtitjet në Stamboll me autobus (sipas programit) -Shoqërues shqiptar për të gjithë ditët e qëndrimit -Një lundrim me anije në Bosfor 2.5 – 3 orë për të parë Europën e dhe Azinë.
Në pagesë nuk janë përfshirë: - Hyrjet në Muzeume dhe Monumente. - Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
OPSIONALE
- Darka e Vitit të Ri në Hotel Eresin TopKapi 5* * Koktej Mirseardhje në orën 09.30 * Darkë e shtruar Speciale * Pije pa limit * Shampanjë në orën 24.00 * Muzikë live dhe DJ * Kërcimtare Haremi
- Darka e Vitit të Ri në Kroçiere në Bosfor * Darkë e shtruar Speciale * Pije pa limit * Shampanjë në orën 24.00 * Shfaqje, Muzikë live dhe DJ * Kërcimtare Haremi * Fishekzjarret në Bosfor