Nuk u gjet asnjë njoftim.
Dita e Parë: Fluturimi Tiranë - Rio de Janeiro nëpërmjet Frankfurtit. Nisja nga Tirana në orën 15.40, Mbrritja në Frankfurt në orën 18.10. Nisja nga Frankfurti në orën 22.10.
Dita e Dytë: Mbrritja në Rio De Janeiro në orën 06.00. Pritja në Aeroportin e Rios. Transferimi në Niteroi. Vizitë në Muzeun e Artit Bashkëkohor. Vizitë në Fortesën e Santa Kruz. Kthimi me anije drejt Rios, duke kaluar përmes Guanabara Bay. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
Dita e Tretë: Mëngjesi në Hotel. Vizitë e Monumenteve Kryesore të Qytetit: Pastiçeria Colombo, Travessa do Commercio, Pallati Imperial, Cinelandia, Teatri Bashkiak, Biblioteka Nacionale, Lagja Lapa dhe Shkallët Selaron. Vazhdon vizita në malin e Korkovados, me një tren turistik, mbi të cilin ndodhet statuja e njohur e Jezu Krishtit nga e cila mund të shijoni pamje të mbrekullueshme të qytetit të Rio de Janeiros.Dita e Katërt: Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Petropolis. Vizitë në Petropolis, qytet ku ka jetuar familja mbretërore, vizitë ne Muzeun Mbreteror ( Don Pedro i II-te ) si dhe vizitë në katedralen dhe monumentet historike të qytetit. Fjetje në Hotel.
Dita e Pestë: Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Sao Paulo. Pas 2 orësh udhëtim, Ndalesë rreth 2 orë në Itakurruca dhe Mangaratiba, Vazhdimi i Udhëtimit drejt Sao Paulos. Udhëtimi zgjat rreth 6 orë. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
Dita e Gjashtë: Mëngjesi në Hotel. Vizitë e Monumenteve Kryesore të Qytetit: Lagjet Brooklin dhe Itaim Bibi, Ura e Varur, Parku Ibirapuera dhe Obelisku, Muzeu i Artit Bashkëkohor, Lagja Liberdade, Katedralja Se, Nërtesat Martinelli, Bashkia, Teatri Bashkiak, Tregu bashkiak, Lagja Jardins, Rrugët Oscar Freira dhe Callejon de Batman me piktura Murale, Bulevardi i famshëm Paulista, Lagja Vila Madalena dhe Bulevardi Europa. Fjetje në Hotel.
Dita e Shtatë: Mëngjesi në Hotel. Vizitë e Muzeumit të Futbollit. Me pas vizita vazhdon në Edificio Copan,e cila është një godinë simbolike për qytetin e Sao Paulos ku mund të shihet gjithë arkitektura e qytetit. Vizitë në Akuariumin e Sao Paolos, Muzeun Casa Das Rosas dhe Pateo do Collgeio. Pasdite nisemi për tu akomoduar ne hotel. Fjete në hotel.
Dita e Tetë: Mëngjesi në Hotel. Transferimi për në Aeroportin e Sao Paulos. Nisja nga Sao Paulo në orën 18.45.
Dita e Nëntë: Mbrritja në Frankfurt në orën 10.15. Nisja nga Frankfurti në orën 20.50, Mbrritja në Tiranë në orën 22.55.
Në pagesë përfshihen:
-Bileta e avionit vajtje – ardhje
-Bagazhe te plota.
-Akomodimi në hotele.
-Mëngjeset për të gjithë ditët e qëndrimit.
-Shëtitjet me autobus (sipas programit)
-Shoqërues dhe guidë shqiptare, dhe Guidë Braziliane për të
gjithë ditët e qëndrimit
Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në Monumentet që nuk janë përfshirë.
3. Bakshishet për Shoferin e autobusit dhe Guidën.