Nuk u gjet asnjë njoftim.
Shkruaj për të filluar kërkimin...
Dita e parë: Fluturimi Tiranë – Rio de Janeiro nëpërmjet Frankfurtit. Nisja nga Tirana në orën 16:10. Mbrritja në Frankfurt në orën 18:30. Nisja nga Frankfurti në orën 21:15.
Dita e dytë: Mbërritja në Rio de Janeiro në orën 06:10. Pritja në
Aeroportin e Rio de Janeiros. Transferimi në Niteroi. Vizitë në Muzeun e Artit Bashkëkohor. Vizitë në Fortesën e Santa Kruz. Kthimi me anije drejt Rios, duke kaluar përmes Guanabara Bay. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
Dita e tretë: Mëngjesi në Hotel. Vizitë e Monumenteve Kryesore të Qytetit: Pastiçeria Colombo, Travessa do Commercio, Pallati Imperial, Cinelandia, Teatri Bashkiak, Biblioteka Nacionale, Lagja Lapa dhe Shkallët Selaron. Vazhdon vizita në malin e Korkovados, me një tren turistik, mbi të cilin ndodhet statuja e njohur e Jezu Krishtit nga e cila mund të shijoni pamje të mbrekullueshme të qytetit të Rio de Janeiros. Vizita vazhdon në Malin Sugar Loaf, ku do të keni mundesi te zbrisni me teleferik dhe me pas duke kaluar permes Parkut te Flamengos si dhe do te vizitohen pjesët më atraktive të qytetit me guide në dispozicion. Fjetje në Hotel.
Dita e katërt: Mëngjesi në Hotel.Nisja për në Petropolis. Vizitë në Petropolis, qytet ku ka jetuar familja mbretërore, vizitë ne Muzeun Mbreteror (Don Pedro i II-te) si dhe vizitë në katedralen dhe monumentet historike të qytetit. Fjetje në Hotel.
Dita e Pestë: Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Sao Paolo. Udhëtimi zgjat rreth 6 orë. Ndalesa pergjate rruges. Mbërritje në Sao Paolo. Transfertë në hotel. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
Dita e Gjashtë: Mëngjesi në Hotel. Vizitë e Monumenteve Kryesore të Qytetit: Lagjet Brooklin dhe Itaim Bibi, Ura e Varur, Parku Ibirapuera dhe Obelisku, Muzeu i Artit Bashkëkohor, Lagja Liberdade, Katedralja Se, Nërtesat Martinelli, Bashkia, Teatri Bashkiak, Tregu Bashkiak. Fjetje në Hotel.
Dita e Shtatë: Mëngjesi në Hotel. Vizitë e Muzeumit të Futbollit. Me pas vizita vazhdon në Edificio Copan,e cila është një godinë simbolike për qytetin e Sao Paulos ku mund të shihet gjithë arkitektura e qytetit. Vizitë në Akuariumin e Sao Paolos. Pasdite nisemi për tu akomoduar ne hotel. Fjete në hotel.
Dita e Tetë: Mëngjesi në hotel. Vizita vazhdon në Sao Paulo në Lagja Jardins, Rrugët Oscar Freira dhe Callejon de Batman me piktura Murale, Bulevardi i famshëm Paulista, Lagja Vila Madalena dhe Bulevardi Europa, Muzeun Casa Das Rosas dhe Pateo do Collgeio. Transferimi për në Aeroportin e Sao Paolo. Nisja nga Sao Paolo në orën 19:25.
Dita e Nëntë: Mëngjesi në hotel. Mbrritja në Zyrih në orën 10:40. Nisja nga Zyrih në orën 11.40. Mbërritja në Tiranë në orën 13.40.
Në pagesë përfshihen:
-Bileta e avionit vajtje – ardhje
-Bagazhe te plota.
-Akomodimi në hotele.
-Mëngjeset për të gjithë ditët e qëndrimit.
-Shëtitjet me autobus (sipas programit)
-Shoqërues dhe guidë shqiptare, dhe Guidë Braziliane për të
gjithë ditët e qëndrimit
Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në Monumentet që nuk janë përfshirë.
3. Bakshishet për Shoferin e autobusit dhe Guidën.