Nuk u gjet asnjë njoftim.
Dita e parë: Fluturimi Tiranë – Sao Paulo nëpërmjet Frankfurtit. Nisja nga Tirana në orën 16:10. Mbrritja në Frankfurt në orën 18:35. Nisja nga Frankfurti në orën 21:55.
Dita e dytë: Mbërritja në Sao Paulo në orën 05:50. Pritja në
Aeroportin e Sao Paulos. Vizitë e Monumenteve Kryesore të Qytetit: Lagjet
Brooklin dhe Itaim Bibi, Ura e Varur, Parku Ibirapuera dhe Obelisku, Muzeu i
Artit Bashkëkohor, Lagja Liberdade, Katedralja Se, Nërtesat Martinelli,
Bashkia, Teatri Bashkiak, Tregu Bashkiak. Fjetje në Hotel.
Dita e tretë: Mëngjesi në Hotel. Vizitë e Muzeumit të
Futbollit. Me pas vizita vazhdon në Edificio Copan,e cila është një godinë
simbolike për qytetin e Sao Paulos ku mund të shihet gjithë arkitektura e qytetit.
Vizitë në Akuariumin e Sao Paolos. Pasdite nisemi për tu akomoduar ne hotel.
Fjete në hotel.
Dita e katërt: Mëngjesi në Hotel. Vizita vazhdon në Sao
Paulo në Lagja Jardins, Rrugët Oscar Freira dhe Callejon de Batman me piktura
Murale, Bulevardi i famshëm Paulista, Lagja Vila Madalena dhe Bulevardi Europa,
Muzeun Casa Das Rosas dhe Pateo do Collgeio. Transferimi për në hotel. Fjete në
hotel.
Dita e Pestë: Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Rio De Janeiro.
Udhëtimi zgjat rreth 6 orë. Ndalesa pergjate rruges. Mbërritje ne Rio De
Janeiro. Transfertë në hotel. Sistemimi
dhe Fjetje në Hotel.
Dita e Gjashtë: Mëngjesi në Hotel. Vizitë e Monumenteve
Kryesore të Qytetit: Pastiçeria Colombo, Travessa do Commercio, Pallati
Imperial, Cinelandia, Teatri Bashkiak, Biblioteka Nacionale, Lagja Lapa dhe
Shkallët Selaron. Vazhdon vizita në malin e Korkovados, me një tren turistik,
mbi të cilin ndodhet statuja e njohur e Jezu Krishtit nga e cila mund të
shijoni pamje të mbrekullueshme të qytetit të Rio de Janeiros. Vizita vazhdon
në Malin Sugar Loaf, ku do të keni mundesi te zbrisni me teleferik dhe me pas
duke kaluar permes Parkut te Flamengos si dhe do te vizitohen pjesët më
atraktive të qytetit me guide në dispozicion. Transfertë ne hotel. Fjetje në
Hotel.
Dita e Shtatë: Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Petropolis.
Vizitë në Petropolis, qytet ku ka jetuar familja mbretërore, vizitë ne Muzeun
Mbreteror (Don Pedro i II-te) si dhe vizitë në katedralen dhe monumentet
historike të qytetit. Fjetje në Hotel.
Dita e Tetë: Mëngjesi në hotel. Transferimi në Niteroi.
Vizitë në Muzeun e Artit Bashkëkohor. Vizitë në Fortesën e Santa Kruz. Kthimi
me anije drejt Rios, duke kaluar përmes Guanabara Bay. Sistemimi dhe Fjetje në
Hotel.
Dita e Nëntë: Mëngjesi në hotel. Transferimi për në
Aeroportin e Rio De Janeiro. Nisja nga Rio në orën 15:35.
Dita e Dhjetë: Mbrritja në Frankfurt në orën 06:50. Nisja
nga Frankfurti në orën 12:50. Mbërritja në Tiranë në orën 15:50.
Në pagesë përfshihen:
-Bileta e avionit vajtje – ardhje
-Bagazhe te plota.
-Akomodimi në hotele.
-Mëngjeset për të gjithë ditët e qëndrimit.
-Shëtitjet me autobus (sipas programit)
-Shoqërues dhe guidë shqiptare, dhe Guidë Braziliane për të
gjithë ditët e qëndrimit
Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në Monumentet që nuk janë përfshirë.
3. Bakshishet për Shoferin e autobusit dhe Guidën.