Udhëtim në Arabinë Saudite

1398 €
Detajet e turit
Dita e Parë: Fluturimi Tiranë - Jeddah, nëpërmjet Romës. Nisja më 06.05. Mbrritje në Romë në orën 07.45. Nisja nga Roma në 13.40 - Mbrritje në Jeddah më 20.25. Transfertë për në Hotel. Sistemimi dhe Akomodimi në Hotel.

Dita e Dytë: Mëngjesi në Hotel. Vizitohet lagja e vjetër historike e listuar në UNESCO, Al Balad: Shtëpitë me korale, Pazari Souq Al Alawi.
OPSIONALE: Shtëpia Nassif House.
OPSIONALE: Muzeu Al Tayebat, Muze i pasur që paraqet trashëgiminë saudite dhe historinë e Jeddah.
Pasdite: Shëtitje në Jeddah Corniche dhe vizitë te King Fahd’s Fountain, Vizitë te Floating Mosque (Al-Rahma Mosque), Parku i Skulpturave në ajër të hapur (Jeddah Sculpture Museum) dhe në fund, kohë e lirë për shopping ose relaks në Red Sea Mall apo Mall of Arabia..
Kthimi dhe Fjetje në Hotel.
Dita e TretëMëngjesi në Hotel. Vizitë në Khuzam Palace, një ish-rezidencë mbretërore, tani pjesë e Muzeut Rajonal të Jeddah për historinë e Arabisë Saudite, përfshirë periudhën para-islame, islamike dhe moderne.  Ecje panoramike në rrethinën historike të muzeut
OPSIONALE: Hyrje në Muzeun Khuzam Palace.
Lëvizje drejt *Tahlia Street* , Një nga zonat më moderne të Jeddah, e njohur për butikët luksozë, kafenetë elegante dhe arkitekturën bashkëkohore. 
OPSIONALE: Vizitë në *Fakieh Aquarium*, që ofron ekspozita mbi jetën detare të Detit të Kuq dhe Shfaqje delfinësh në orare të caktuara.
Kthimi dhe Fjetje në Hotel.
Dita e KatërtMëngjesi në Hotel. Nisje me autobus për në Medina. Udhëtimi zgjat rreth 5-6 orë. Mbrritje në Medina. Sistemimi në Hotel.
Pasdite, Shëtitje panoramike me ndalesa për foto jashtë Xhamisë së Profetit (Al-Masjid an-Nabawi), Vizitë në Al-Madina Museum
OPSIONALE: Hyrje ne Al Madina Museum, Paraqet historinë e qytetit që nga periudha para-islamike deri në ditët moderne. 
Vizitë panoramike te Hejaz Railway Station, ndërtuar nga osmanët dhe Jashtëzakonisht i rëndësishëm për rrjetin historik të Haxhit
OPSIOLALE: Hyrje në Muzeun e Hekurudhës.
Kthimi dhe Fjetje në Hotel.
Dita e PestëMëngjesi në Hotel. Vizitë në Quba Mosque (nga jashtë), Xhamia e parë në historinë islame, Vizitë në Qiblatain Mosque (nga jashtë), E rëndësishme për historinë e orientimit të lutjes. Vizitë në Uhud Mountain & Uhud Battlefield, Vizitë në Dar Al Madinah Museum.
OPSIONALE: Hyrje në Dar Al Madinah Museum, Një nga muzetë më të mirë në Medina me diorama dhe modele që tregojnë zhvillimin urban dhe historinë e hershme.  
Pasdite, Vizitë në The Date Market (Souq Al-Tamr), tregu më i famshëm i hurmave në Arabi. dhe Shëtitje dhe pushim në King Fahd Garden, Park publik i madh dhe i qetë, i përshtatshëm për relaks pas një dite me vizita.
Ne fund, Kohë e lirë për pazar në Al Noor Mall ose Rashid Mega Mall, Qendër moderne me dyqane lokale dhe ndërkombëtare.
Kthimi dhe Fjetje në Hotel.
Dita e Gjashtë: Mëngjesi në hotel. Transfertë për në Aeroportin e Jeddah. Fluturimi për në Tiranë. nëpërmjet Romës. Nisja më 20.55.
Dita e Shtatë: Mbrritje në Romë në orën 00.20. Nisja nga Roma në 08.25 - Mbrritje në Tiranë në 09.55. 


Pagesa përfshin:

1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion,
2. Transfertat dhe shëtitjet me autobus,
3. Akomodim në hotel me 3 yje,
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit,
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë me përmasa deri në 40 x 30x 20cm.
(Kujdes - Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).

Në pagesë nuk janë përfshirë:
 Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
 Hyrjet në monumente dhe muzeume.
 Sugjerohet që për Shoqëruesin Shqiptar të jepet bakshish jo më pak se €1 në ditë për person të rritur.

Kujdes:
1. Oraret e nisjes dhe mbrritjes mund të ndryshojnë nga Kompania Ajrore, por në çdo rast programi do zbatohet i plotë me korigjime dhe spostimet e nevojshme.
2. Në Program janë parashikuar në detaje Udhëtimet dhe Ndalesat. Por nëse do ketë vonesa në trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesë, mund të mos bëhen të gjithë ndalesat. Shoferi Autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës.
3. Ky program është Ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër. Informohuni paraprakisht për emrat e Hoteleve gjatë turit. Ne si Operator përpiqemi që Hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm.

Udhëtim në Arabinë Saudite

Datat e nisjeve
Nisja: 26-01-2026

26 Janar
Çmimi Total

1398 €